TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
La Ligës i ka mbetur më pak se 1/ 3-ta për të luajtur, por janë ende 33 pikë në garë që nuk janë pak. Kampionati u ndërpre për shkak të Koronavirusit dhe nuk ka dhënë asnjë verdikt, duke qenë i hapur në të gjitha frontet: garën për titull, vendet në Champions, Ligën e Europës dhe rënien nga kategoria. Dhe gjithçka duhet të luhej në rreth 2.5 muaj, duhet të japë verdiktet brenda diçka më shumë se 30 ditë.
Barcelona ishte në krye të klasifikimit kur pandemia ndali kampionatin, por vetëm me dy pikë avantazh nga Reali i Madridit. Në këtë pikë ka ndodhur vetëm njëherë gjatë dekadës së fundit që diferenca mes vendit të parë dhe të dytë të ketë qenë kaq e ngushtë. Ishte sezoni 2014-2015 që përfshinte sërish këto dy skuadra dhe ai sezon do të vendosej në favor të katalanasve me dy pikë avantazh.
Gjithçka e projektuar në një garë dyshe, në rast se ekipet e Setienit dhe Zidanit nuk do të vazhdojnë të gabojnë. Sepse Sevija është vetëm 6 pikë pas madrilenëve dhe 8 pikë nga katalanasit dhe gati të përfitojë. Barça nuk do ta ketë të lehtë, sepse në këtë finale sezoni do të përballet me ekipe që luftojnë për të mos rënë: Majorka, Leganes, Selta… dhe me ato për një vend në Europë: Sevija, Bilbao, Atletiko… pa harruar edhe derbin me Espanjolin.
Ndërsa Reali do të tentojë të marrë më të mirën në stadiumin e ri, “Di Stefano”, i cili do të jetë shtëpia e tyre këtë sezon, sepse “Bernabeu” po kryen punime. Në rrugën për t’u rikthyer në krye, ata do të kenë dy derbi: kundër Getafes që kërkon të bëjë historinë duke shkuar në Champions dhe Leganesit, që kërkon mbijetesën. Por kujdes duhet pasur edhe në ndeshjet kundër Sociedadit, Bilbaos, Valencias dhe Espanjolit.
Europa – Veç Barçës dhe Realit, Sevija dhe Sociedadi do luftojnë për Champions-in sezonin e ardhshëm. Ato renditen me 47 dhe 46 pikë, po aq sa edhe Getafe e vendit të pestë, që shkon në Ligën e Europës. Në pozicionet e Ligës së Europës dhe me qëllimin për të shkuar në Champions është Atletiko me 45 pikë.
Rënia – 38 pikë është diferenca mes vendit të parë dhe të fundit, diferenca më e vogël në dekadën e fundit. Matematikisht, do të thotë se asnjë skuadër nuk ka shpëtuar ende. Për momentin, Espanjoli (20 pikë), Leganes (23) dhe Majorka (25) janë tri vendet e fundit të klasifikimit. Por pranë tyre është edhe Selta(26), Eibari (27) dhe Vajadolidi (29). Beteja do të jetë mes gjashtë skuadrave dhe do vendosin shumë duelet direkte.