SPORT, 8 Qershor 2020, 17:07

Juventusi tashmë ka një garë me Interin për Kumbullën, bardhezinjtë kërkojnë takim me veronezët

Juventusi tashmë ka një garë me Interin për Kumbullën,

Dukej sikur Interi ishte në avantazh të dukshëm për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës. Mirëpo, së fundmi interesim për mbrojtësin ka shfaqur edhe Juventusi. Kampionët e Italisë kanë pasur një bisedim me drejtuesit veronez.

Kjo ka vënë në lëvizje zikaltërit të cilët konfirmuan ofertën për shqiptarin duke vënë në tavolinë para dhe huazimin e dy futbollistëve të rinj. Mirëpo, duket se këtë garë e ka marrë seriozisht Juventusi. Pas lëvizjes nga ana e Interit, torinezët kanë kërkuar një tjetër takim me përfaqësuesit e Veronës. Ndoshta, këtë herë për të konkretizuar ofertën, pasi deri më tani, “Zonja e Vjetër” nuk ka paraqitur një ofertë.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin situatat, por tashmë duket se për Kumbullën ka nisur derbi i Italisë. Dhe, fituesin e këtij dueli mund ta zgjedhë vetë Kumbulla që me siguri do të ketë preferencat e tij.