SPORT, 9 Qershor 2020, 18:09

E kërkojnë në Zvicër, Cana kandidat për postin e rëndësishëm

E kërkojnë në Zvicër, Cana kandidat për postin e

Lorik Cana mund të marrë një post të rëndësishëm në futboll. Sipas medias zvicerane “Le Matin”, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë mund të emërohet drejtor sportiv i klubit të Lozanës.

Me largimin e Pablo Iglesiasit nga kjo detyrë javën e kaluar, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares së Shqipërisë shihet si kandidati kryesor për të marrë detyrën e drejtorit sportiv në klubin që kryeson kategorinë e dytë të futbollit në Zvicër.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”.