TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion, teksa fitoi pastër 5-0 kundër Luftëtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e zgjidhën ndeshjen që në fraksionin e parë me golat e Vangjelit, Cobbinah dhe Hasanit. Në pjesën e dytë Batha dhe Dunga realizuan golat që vulosën rezultatin.
Kukësi triumfoi 3-1 në super duelin e javës kundër Partizanit. Abazaj shënoi një super gol në fundin e fraksionit të parë, ndërkohë ë në fillimin e të dytës Boldor e dërgoi topin në portën e tij. Ethemi shënoi dhe golin e tretë në minutën e 71-të, ndërkohë që Solomon realizoi një gol sa për statistika.
Skënderbeu fitoi minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Flamurtarit, me Gripshin që u bë sërish protagonist duke vendosur ndeshjen. Laçi i vendit të katërt fitoi 5-2 kundër Vllaznisë. Marku, Deliu, Ignjatovic dhe Prengaj ishin autorët e golave për kurbinasit, ndërkohë që për kuqeblutë e mbetur pa trajner do të shënonin Zogaj dhe Gilman Lika.
Bylis mori një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Teutës, me një gol të shënuar nga Goxhaj. Tirana ruan kryesimin me 9 pikë më shumë se Kukësi, ndërkohë që Partizani tashmë është në zonën e
Play-Out” për rënien nga kategoria.
