TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paulo Dibala doli hapur në intervistën e fundit për rrjetin “CNN”, duke konfirmuar se u ndie i tradhtuar sezonin e kaluar nga Juventusi, faktin që i pëlqen Barcelona, ndonëse është gati që të rinovojë dhe të qëndrojë shumë gjatë në Torino, ku nga ky sezon ka rinisur që të ndihet sërish i rëndësishëm.
Por, për ta blinduar në ngjyrat bardhezi, fjalën e parë e kanë drejtuesit, edhe pse nga ana e tij, numri 10 i “Zonjës së Vjetër” ka dalë në kundërsulm, duke kërkuar 15 milionë euro neto në sezon, për të paktën 4 vite të tjera. Kjo, si rrjedhojë e ofertave të shumta dhe të rëndësishme që ka refuzuar, siç pranoi edhe ai vetë, nga PSG-ja dhe Mançester Junajtid.
Sigurisht që për Juven, duke parë edhe krizën që ka sjellë pandemia, kjo shifër që kërkon Paulo është disi e madhe për momentin. Ndonëse për të mos e lëshuar këtë lojtar fenomenal, duke parë se Kristiano Ronaldo tashmë nuk është më i ri (35 vjeç) dhe Dibala përfaqëson të ardhmen në Torino, klubi mendon se pakti për rinovimin mund të vijë në një rrugë të mesme, e thënë ndryshe te 12 milionë euro në sezon, deri në vitin 2024.