TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një ndërprerje tremujore, mbrëmjen e sotme rikthehet futbolli spanjoll që do të ristartojë me ndeshjen e La Liga 2, Rajo Vajekano dhe Albasete.
Por, kjo ndeshje do të luhet vetëm për 45 minuta, pasi në muajin dhjetor kjo sfidë i ka luajtur 45 minutat e para dhe u ndërpre pas thirrjeve që etiketonin futbollistin Zozulia si një njeri me prirje fashiste.
Kjo ndërprerje prej tremujore vendos edhe një rekord për takimin që ka zgjatur më shumë në histori.
Deri më tani ky rekord mbahet Airdre dhe Stranraer, dy ekipe skoceze të cilat takimin e tyre e kanë shtyrë 33 herë përgjatë një muaji për shkak të kushteve atmosferike në vitin e largët 1963.
Ndërkohë, ditën e nesërme rifillon edhe La Liga me ndeshjen derbi mes Seviljes dhe Betisit.