AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 16:37

Vuvuzela dhe “Rama ik”, kryeministri pritet me protesta në Patos

Vuvuzela dhe “Rama ik”, kryeministri pritet me protesta në

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë edhe në Bashkinë Patos ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mandatin e tretë Rajmonda Balilaj.

Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë. Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.