AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 10:23

 Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

 Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve. Ai ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare, transmeton lajmi.net.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të MPB-së kanë arritur në Fier. Edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.