AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 10:06

Qytetarja i drejtohet  Xhafës: Mos e përmbytni më Novoselën, ja përgjigja

Qytetarja i drejtohet  Xhafës: Mos e përmbytni më

Ndërsa ndodhej tek Ura e Mifolit për të inspektuar operacionin e shpërndarjes së ndihmave dhe të ndërhyrjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ministry I Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar edh eme banorë të prekur. Një oprej tyre,pikërish një guar I është drejtuar me fjalët “Mos epërmbytni më Novoselën”. Përgjitha e Xhafës ishte e shkurtër, “Nuk e përmbytim ne, por zoti”.

Xhafa ka takuar dhe njësitë operacionale të ardhura nga Kosova. Po kështu ai ka falenderuar dhe Emergjencat Civile për ndërhyrjet e shpejta që kanë bërë me qëllim dhënien e ndihmës banorëve të përmbytur.

“Kam ardhur që të përgëzoj forcat operacionale, forcat e policisë së Vlorës për këtë punë . 2200 forca policia në gjithë territorin, 400 mjete që janë vënë në dispoziocion, Forcat e FNSH, forcat e DELTA, kanë bërë një punë të mirë”, tha Xhafa.

Më pas ai tha se së bashku me forcat e ushtrisë dhe forcat që kanë ardhur nga kosova kanë dhënë këtë efekt pozitiv. “Detyra numër një e forcave special është të shpëtojnë jetë njerëzore. N ëomentin q jemi duhet të përballojmë fazën e parë. Ka pasur rrezik për humbje të jetëve. Janë kërcënuar. Kanë qenë në vështirësi ekstreme dhe është dashur të ndërhyjnë forcat operacionale. Kanë sakrifikuar jetën e tyre në shërbim të njerëzve. Kam vetëm një mesazh  që ne jemi në shërbim të njerëzëve”, tha Xhafaj.

Ai pati edh enjë mesazh për mediat.

“Është ndër më përcjelljet më të mira mediatike që është bërë kësaj situate. Keni një meritë shumë të veçantë. Zakonisht merrni gjërat e këqija për të bërë lajm.”, tha ai

TPZ.AL