AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 10:18

50 mijë euro në çantë, ndalohet italiani në Durrës

50 mijë euro në çantë, ndalohet italiani në

Policia e Durrësit kanë arrestuar një shtetas italian, 61 vjeç.

Siç mësohet, procedimi penal për të moshuarin me iniciale A.G, nisi pasi në Pikën e Kalimit  Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të  kryer nga Efektivet të DRKM me Doganën, në çantën  e tij iu gjet një shumë prej 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlere”.

TPZ.AL