AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 08:49

Forcat e Armatosura, plan masash për ditën e sotme

Forcat e Armatosura, plan masash për ditën e sotme

Situata e përmbytjeve, vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin. Ditën e sotme, shirat dhe shtrëngatat do të jenë prezente në disa qytete.

Në lidhje me këtë situatë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një takim me efektivët e gatishmërisë, në sallën operative të QBO.

Ndërkohë, nga të dhënat mësohet se situta në zonën e Vlorës, vazhdon të jetë problematike. Qindra ha tokë janë nën ujë, ndërsa në Novoselë, 93 banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, ndonëse uji ka nisur të tërhiqet.

TPZ.AL