AKTUALITET, 27 Korrik 2018, 19:12

Vrau shokun me kaçavidë, Italia ekstradon 39-vjeçarin shqiptar

Një 39 vjeçar shqiptar i dënuar për vrasje në shtetin italian është ekstraduar sot nga Spanja. Ai ëhstë Gazmend Nure dhe sipas mediave të shtetit fqinj është dënuar me 22 vite burgim nga një gjykatë e shkallës së dytë për vrasjen e një bashkatdhetari në Fasano, më 1 Gusht 1998.

Sipas hetimeve, autori e qëlloi shokun e tij Luan Kaja me një kaçavidë për motive të dobëta. Kaja ndërroi jetë në spital disa ditë më pas.