TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin të tjera detaje për vrasjen që ndodhi pasditen e sotme në Laprakë. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar në makinën tip Benz.
Erion Bengo, ishte në drejtim të makinës në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.
I riu i ka dhënë gaz makinës për të shpëtuar por autorët kanë vazhduar të qëllojnë nga mbrapa. Dyshohet se objektivi i këtij atentati është Bengo, për shkak të konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur i riu.
Dy janë pistat e hetimit, e para, se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë, ose për shkak të konflikteve të Bengos, që në 2016 ka qenë i arrestuar për shantazh.
Një tjetër detaj që raportojnë po të njëjtat burime është fakti se autorët kanë qëlluar tek xhami nga pas shoferit, dhe se dyshohet se plumbat kanë kapur aksidentalisht Griselda Gjinkolën.