AKTUALITET, 30 Korrik 2018, 14:24

Vrau bashkëshorten e tij 9 vite më parë, arrestohet 46-vjeçari nga Vlora

Vrau bashkëshorten e tij 9 vite më parë, arrestohet

Një 46 vjeçar i cili nëntë vite më parë vrau bashkëshorten është arrestuar për të kryer pjesën e mbetur të dënimit prej 18 vitesh.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2009, në fshatin Armen kur Maksim Hodaj vrau bashkëshorten e tij më 4 qershor të këtij viti.

Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.

Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.