AKTUALITET, 30 Korrik 2018, 09:29

Nuk e kalon procesin e Vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës Bledar Abdullai

Nuk e kalon procesin e Vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës

Gjyqtari Bledar Abdullai nuk ka mundur të kalojë procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në seancën e kaluar dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Abdullai nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.

Kështu, subjekti në fjalë dhe personat e bashkëlidhur nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponojnë.

Gjyqtari ka deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.