TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapet pas disa kohesh ne arrati nje 35 vjecar nga Lushnja, i cili ishte shpallur ne kerkim per “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
Shtetasi Elion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.