TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luan Hajdaraga, është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare. Ish Ministri i Mbrojtjes nga rradhët e Partisë Socialiste, disa muaj më parë pësoi një ishemi në tru dhe u shtrua në spital.
Hajdaraga ishte në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur pësoi ishemi.
Ish ministrit, iu dha ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.
Me daten 23 maj Qeveria akordoi 1.9 mln leke per trajtimin mjekesor dhe Hajdaraga u largua drejt Turqisë për mjekim më të specializuar.
Ish ministri ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT.
Kush ishte Luan Hajdaraga?
Luan Hajdaraga ka lidhur në Tiranë më 2 gusht 1948.
Në vitin 1970 u diplomua në degën Psikologji në Universitetin e Bukureshtit, Rumani. Në vitin 1973 ai ishte i përfshirë në punën shkencore. Në vitin 1985 u bë drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike.
Në vitin 1991 u bashkua me Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke mbajtur postin e nënkryetarit të kësaj partie përgjatë viteve 1993-1996.
Në vitin 1998, ai u emërua Ministër i Mbrojtjes, por dha dorëheqjen nga kjo detyrë në në korrik të vitit 2000.
Në 2001-2003, u zgjodh zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Në vitin 2008 ai iu rikthye punës akademike. Ai është autor i disa punimeve shkencore në fushën e psikologjisë eksperimentale dhe psikologjisë së fëmijëve.
