TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur seanca në ngarkim të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Medi Bici, i cili është i pranishëm në seancë pa avokatë.
Sipas ILDKPKI, Bici ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së tij, duke e fshehur atë.
KPK ka konstatuar se gjyqtari Medi Bici ka këto prona: Vilë katërkatëshe në rrugën Pasho Hysa ndërtuar 93-96 si ndërtim pa leje në një toke 237 m katrorë. Më pas kjo banesë është legalizuar në vitin 2011.
KPK në relacionin e saj shton se ka mospërputhje me vlerat e truallit. Sipas KPK gjyqtari e ka ndërtuar shpine pa leje ndërkohë qe ka qenë gjyqtar, duke shkelur ligjin.
Por nga ana e tij Bici ka thënë se është ndihmuar nga vëllai me një shumë prej 10 mijë eurosh për shkollimin e fëmijëve.
Po ashtu KPK shton se gjyqtari ka dhe një llogari rrjedhëse me 1 milionë lekë më burim nga kursime.
Por pas deklaratave nga KPK, gjyqtari Bici dërgoi disa prova të reja që u administruan nga komisioni.
Bici gjatë seancës deklaroi: Në vitin 1986 kam blerë një shtëpi në Tiranë. Dhe në atë shtëpi pas 90’, duke qenë se po shembej menduam që të ndërtonim një tjetër mbi të vjetrën. Pasi biseduam me pronaret të cilët ende nuk e kishin rimarre shtëpinë dhe kështu ramë dakord ta ndërtojmë. Sa u përket borxheve nga vëllai gruaja më mbeti pa punë kisha tre fëmijë dhe vetëm unë punoja. Kam 21 vite pune në minierë. Banesën në Tiranë e kam blerë në një nga zonat më të varfra.
Po të shikoni pasaportat e fëmijëve të mi nuk do gjeni asnjë vule në vendet e BE. Vetëm në Mal të Zi e Kosovë kemi shkuar.
Bici më tej në deklarimet e tij para KPK-së ka thënë: Në vitin 1997 jam shpall gjyqtari i vitit. Kam dhëne 3 dënime të përjetshme. Dy për vrasjen e një kambisti, po ashtu kam dënuar dhe ish-punonjësin e SHISH-it që vrau studenten dhe nënën e tij. Prandaj kërkoj rikonfimimin në detyrë.
Trupa e KPK e ka mbyllur seancën dhe pritet që nesër të merret vendimi.