TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.
Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.
