AKTUALITET, 30 Prill 2018, 10:36

Vrasja në Kamëz/Autorët në gjykatë, familja e kishte denoncuar Vladimir Kurtin 5 herë për dhunë

-Dy autorët e krimit në Kamëz Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Kurti në tentativë grabitje vrau pronarin e lokalit Agim Buci, ndërsa gruaja mbeti e plagosur. Ruzhdi Hoda është bashkëpunëtor në krim.

Report Tv ka siguruar pamjet e dy autorëve para gjykatës Penale në Tiranë. Gjithashtu Report Tv mëson se familja e kishte denoncuar Vladimir Kurtin 5 herë në polici për dhunë në familje. Babai i Vladimir Kurtit u shpreh pas ngjarjes se e ka mohuar të birin, ndërsa kërkoi që të varet për krimin që ka bërë.