TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një nga pistat ku po hetohet lidhur me krimin është një konflikt mes palëve për çështje që lidhen me marijuanën. Hipotezë kjo që megjithatë pritet të verifikohet apo të hidhet poshtë nga hetimet e mëvonshme.
Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e te riut shqiptar Grei Frasheri, ne Bay Ridge një javë e gjysmë më parë.
Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit. Mediat e huaja shkruajne se më 18 shtator rreth orës 12:30, policia arrestoi shtetasin 35-vjeçar Anthony Valenti, i cili u akuzua për vrasje në tentativë, posedim armesh.
I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.
Sipas Daily News, Valenti besohet te jete personi i cili ka gjuajtur Frashërit, i cili më pas eshte goditur nga një sulmues i dytë.
Frashëri u dergua ne spital por nuk mbijetoi dot nga plaget e marre nga goditja me thike.