AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 14:54

“Më jep para, ose të dërgova shqiptarin t’i bëj keq familjes tënde”

“Më jep para, ose të dërgova shqiptarin t’i bëj

Kërcënonte ish-të fejuarën, një italiane 29-vjeçare nga Mantova, për t’i marrë sa më shumë para. Karabinierët e Guastallës arrestuan 33-vjeçarin nga Polesine Parmense, që kishte mundur të përfitonte jo pak, por 5000 euro nga kërcënimet e tij.

"Më jepni paratë, përndryshe ajo që ju e dini ndodh, shqiptari vjen dhe ju dhe familjes suaj", i kishte thënë disa herë ai për të marrë paratë, shkruan portali italian Parmapress24.it.

E gjendur nën presion dhe kërcënime të vazhdueshme, vajza kishte filluar të merrte para fshehurazi nga prindërit, për të kënaqur ish-të fejuarin, derisa nuk kishte mundur merrte më.

Në këto kushte, ajo ia bëri të ditur shqetësimin prindërve, të cilët nga ana e tyre lajmëruan policinë.

Pas kërkesës së fundit për t’i dhënë 33-vjeçarit 300 euro, karabinierët i fotokopjuan paratë, ndërkohë që më pas vajza ia dha ish-të fejuarit në parkimin e një supermarketi.

Karabinierët ndërhynë në kohë dhe tashmë 33-vjeçari ndodhet në pranga.

 

/TPZ.AL/