AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 15:15

Del nga rruga zetoristi, humb jetën 31-vjeçari

Del nga rruga zetoristi, humb jetën 31-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier , ku shtetasi i identifikuar si Emal Kumanaku, 31 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor tip “Zetor” ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtuesi i zetorit është dërguar për në spitalin Rajonal të Fierit, por për fat të keq ka humbur jetën rrugës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.