AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 14:18

VIDEO/ Banorët e Zharrëzës filmojnë shkarkimet: Po na helmojnë me gaz dhe mbetjet e naftës!

VIDEO/ Banorët e Zharrëzës filmojnë shkarkimet: Po na

Një grup banorësh në Zharrëz kanë filmuar ato që i konsiderojnë shkarkime të mbetjeve të naftës dhe gazrat që çlirohen nga përpunimi i naftës. Gjashtë banorë të fshatit janë paraqitur në urgjencën e Fierit të intoksikuar nga gazrat.

Një prej banorëve, Anton Asllani shprehet se kjo ngjarje përsëritet vazhdimisht dhe se edhe para një javë ka qenë e njëjta situatë. Ai është shprehur se kur kanë ndjerë në fillim erën e fortë të naftës kanë menduar se kalonte ndonjë autobot aty pranë, por kur dolën jashtë panë që aty pranë po bëheshin shkarkimet e depove të naftës bruto të kompanisë shtetërore Albpetrol.