TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i kronikës Arman Bajrami ka treguar se dëshira e avokatit Ravik Gurra që u vra mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit ishte të bënte një jetë të thjeshtë në fshat, kur të mbushte 65 vjeç. Në një status në facebook, Bajrami shkruan se Gurra ishte një njeri mjaft i lexuar.
Sipas gazetarit, avokati i njohur si mbrojtësi i Emiljano Shullazit dhe i fisit Çapja, shprehte pakënaqësi për mënyrën se si funskiononte drejtësia në Shqipëri dhe për këtë arsye kishte sjellë eksperiencën e tij që kishte pasur në Londër.
“Krimi mori nje tjeter jete. Ishte radha e Ravikut. Nje nga avokatet me interesante e te lexuar qe kam njohur. Spikaste nder kolege nga qetesia dhe nje artikulim elegant. Fliste per librat dhe familjen.
Njeri me humor te holle, te cilin ia shtonte shqipja me nuanca dialekti elbasanas dhe ngjyra te anglishtes (te rrenjosura nga qendrimi i tij i gjate ne Londer).
Heren e fundit e takova te premten e kaluar ne seancen per Shullazit dhe grupin ne Apelin e Krimeve. Po i tregoja qe kisha nderruar vendin e punes, por jo pozicionin, duke i bashkangjitur me te qeshur frazen e huazuar nga nje spot publicitar “nderrova ngjyren, por jo numrin”.
“Je i martum, tha Raviku, se ndryshe mund ta nderroje dhe numrin”.
Avokati elbasanas ne vijimesi shprehte pakenaqesi per menyren si funksiononte drejtesia ne Shqiperi, duke sjelle sakaq eksperiencen e huaj.
Me trishtoi lajmi per vrasjen e tij.
Gjeja e pare qe me feksi nder mend ishte nje bisede me te 2- 3 vjet me pare, kur po i kerkoja mendim per nje 60 e ca vjecar, ish funksionar publik, qe shfaqej studiove duke mbajtur qendrime qe s’i shkonin per shtat.
Une, tha avokat Raviku, kur te jem 65 vjec dua te baj vetem nji gja: T’lexoj Shekspirin dhe te ushqej pulat tek shtepia ne fshat (me duket se atekohe e kishte nisur ndertimin e saj ne rrethinat e Elbasanit). Ate jete du me ba.
S’te lane te behesh 65 vjec avokat…”- përfundon statusin e tij Armando Bajrami.
Mbrëmja e Sulltan Novruzit është përgjakur në qytetin e Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç banues në Elbasan është ekzekutuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit.
Dosja.al mëson se autorët ndodheshin në një makinë tip Benz, e cila u gjet e djegur jashtë qytetit. Gurra u ekzekutua me 3 plumba me silenciztor. Mësohet se në momentin e vrasjes, bashkë me avokatin e ndjerë ndodhej edhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit.