AKTUALITET, 21 Janar 2020, 09:55

Vrasja e 28-vjeçarit Tafçiu, policia shpall në kërkim një person, çfarë rezultoi nga kontrolli në banesë

Vrasja e 28-vjeçarit Tafçiu, policia shpall në kërkim


Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person si të dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut (Noka), ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi N.D, i cili pas kontrolleve të ushtruara nga policia nuk është gjetur në banesë.

Burime bëjnë me dije për Fax News, se policia ka dyshime që autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Lokali ku dhe ndodhi vrasja ka qenë vazhdimisht i frekuentuar nga ana e 28-vjeçarit, ndërsa mbrëmjen e djeshme Tafçiu ndodhej në shoqërinë e dy femrave, pak përpara se ndaj tij të qëllohej me tre plumba.

Një prej autorëve ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit, e ka thërritur në emër Vilsonin dhe më pas në ambientet e jashtme e kanë qëlluar me pistoletë, arma e krimit u gjet më pas në vendngjarje.

Autorët që dyshohet se kanë qenë dy janë larguar me shpejtësi nga zona, me një makinë në ngjyrë të zezë, ndërsa policia është duke bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë, në mënyrë që të zbardhë të plotë ngjarjen.