AKTUALITET, 20 Janar 2020, 21:48

DETAJE TË REJA/ U deportua nga Franca për drogë, 28-vjeçari i vrarë në Tiranë kishte dy mbiemra

DETAJE TË REJA/ U deportua nga Franca për drogë,

Vilson Tafçiu 28-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Syri TV raporton se, viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra, Noka dhe Tafçiu.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve