TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Astirit. Është qëlluar me armë zjarri një 28 vjeçar.
Bëhet fjalë për Vilson Tafciu, i cili në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali, bashkë me miq të tij.
Sipas burimeve për ABC News, viktima përdorte dy mbiemra, Vilson Tafciu dhe (Noka).
Autorët kanë zgjedhur të thërrasin viktimën, jashtë ambienteve të lokalit, e më pas kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip Golf 6.
Mësohet se ka patur shumë persona në momentin kur ka ndodhur atentati ndaj 28 vjecarit. Viktima ishte me dy mikeshat e tij ne lokal, ndësa më pas është thirrur nga një i njohur jashtë.
Miqtë dhe dëshmitarë të shumtë tashmë janë shoqëruar në komisariatin nr. 6, për të dhënë dëshminë e tyre, ndërkohë njoftohet se është gjetur arma e krimit në vendngjarje, një pistoletë TT.
Teksa ka ngritur pikat e kontrollit, policia është duke hetuar në dy pista, atë të kaluarës së viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur edhe për shkaqe xhelozie.