TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak javë më parë, në emisionin e Blendi Fevziut, gazetari Artan Hoxha, deklaroi se dispononte një video për një kryetar bashkie, ku ai konsumon lëndë narkotike. Në atë emision, gazetari i investigimeve, nuk e tregoi emrin e kryebashkiakut dhe nuk e publikoi videon.
Këtë të hënë, emisioni Opinion ka trajtuar pikërisht çështjen e dekriminalizimit dhe kryetarëve të bashkive.
Fevziu e pyeti gazetarin se çfarë përmban video që ai ka përmendur më parë. Artan Hoxha, me misterin dhe konfidencialitetin që e karakterizon në këto raste , u shpreh se kryetari i Bashkisë është filmuar duke pirë drogë, por sërish nuk i tregoi emrin, duke i dhënë publikut disa copëza të një ngjarje të supozuar, por jo të vërtetën deri në fund. Nuk dihet përse gazetari e mban sekret emrin e kryebashkiakut, sepse nëse kjo video ekziston, ajo do të përbënte interes për publikun dhe është detyrë e çdo gazetari që e posedon atë, apo informacione rreth saj, t'i publikojë sa më parë.
Pjesë nga biseda në Opinion:
Blendi Fevziu: Më shkruan dikush, çfarë ndodhi me atë videon e kryebashkiakut?
Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë (qesh)...
/TPZ.al/