AKTUALITET, 21 Janar 2020, 08:52

VIDEO/ Sherr në autobusin e ‘Tiranës së Re’. Nxirret me forcë jashtë një person, pasagjerët të tmerruar: Nxori thikën

VIDEO/ Sherr në autobusin e ‘Tiranës së Re’. Nxirret


Një skenë dhune është regjistruar ditën e sotme në një nga linjat e urbaneve në kryeqytet.

Dy burra kanë nxjerrë me forcë nga urbani i “Tiranës së Re” një qytetar, i cili thuhet se po kërcënonte dikë në autobus.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA shihet sesi qytetari nuk dëshiron të dalë nga urbani. Një dëshmitar i ngjarjes shkruan se agresori ka nxjerrë edhe një thikë, që ka tmerruar të gjithë pasagjerët, të cilët kanë dalë jashtë. Dëshmitari shton se personi i nxjerrë jashtë me forcë dukej dehur. Në urban kishte edhe fëmijë, të cilët filluan të qanin pas këtij incidenti.

Nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodhin të tilla skena, mirëpo ajo që është më shqetësuese është se po shtohen dita-ditës.

Deshmitari shkruan: “Pershendetje JOQ Kete Personin Qe E Nxorren Jasht Nxorri Nje Thik Te Madhe Ne Autobuz Duke Sulmuar Dike Ishte I Pir Te Qe t gjith Dolen Jasht ..Kishte e Shum Femij Te Vegjel e fillun tu qajt nrml se u trmeben .. Se ca bohet kshu se di. Te urbani i Tiranes se Re””

"Nxorri thikën"/ Plas sherri në urbanin e "Tiranës së Re", tmerrohen pasagjerët on Vidnews.