TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria e Volejbollit për Femra hakmerret me Austrinë dhe arrin një fitore të madhe në Austri, duke e mposhtur ekipin vendas me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës, divizioni i Argjendtë.
Austria fitoi dy setet e para: 25:21 dhe 25:22, por loja e vajzave të drejtuara nga Altin Martiri u rrit dukshëm, duke fituar tre setet e rresht: 25:19, 25:16 dhe 15:11.
Lojë fantastike e Tucit, Prengës, Bicit, Sigjonit, Thakës, Sejfullait, etj.
Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshje dhe e treta në tri takime të luajtura jashtë: me Gjeorgjinë (3-0), Izraelin (3-0) dhe sot me Austrinë (3-2).
Të vetmen humbje Kombëtares sonë ia ka shkaktuar Austria: 3-0 në “Feti Borova” në Tiranë.
Ndeshja e radhës dhe njeherësh e fundit është ajo me Gjeorgjinë. Shqipëria ka siguruar pjesëmarrjen në finalet e Divizioni të Argjendtë që do të zhvillohet në Norçeping të Suedisë.
/TPZ.AL/