TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e martë në orën 11:30, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë në seancë dëgjimore prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Ky i fundit është edhe një ndër prokurorët që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kështu, sipas të dhënave të “Open Spending Albania”, Prençi ka deklaruar në ILDKPKI se në vitin 2008 është bërë pronar i një apartamenti banimi 78 metra katrorë në Tiranë, i cili është blerë atë vit në shumën 31,204 euro me kredi bankare. Në vitin 2011, Prençi ka deklaruar se ka marrë edhe hipotekën e apartamentit. Gjithashtu, atë vit Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh. Ai ka paguar thuajse 30 % të vlerës së saj deri më tani. Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.