AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 14:58

"Drini 2", arrestohen në flagrancë me armë dy të rinj nga Kukësi

"Drini 2", arrestohen në flagrancë me armë dy të

Dy të rinj nga Kukësi janë arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje sot gjatë një operacioni policor të koduar, "Drini 2". Ata janë H.S. (24 vjeç) dhe U.U. (23 vjeç).

Njoftimi i Policisë

Kukës.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Drini 2”.

Operacioni nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 doza kokainë, si dhe 18 fishekë.

Nga strukturat e D.V.P Kukës në bashkëpunim me me FNSH Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “DRINI 2”, me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-H.S, 24 vjeç, banues në Kukës, (person në kërkim nga DVP Lezhë.)

-U.U. 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D ( i cili vuan dënimin në Kosovë për veprën penale “Trafik Narkotikësh”) strehoheshin persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni “Drini 2”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartëpërmendur.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 fishekë pistolete dhe çifteje.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 i Kodit Penal.