AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 14:52

Çfarë nuk u pa te koncerti i Ermal Metës, Vip-at që e ndoqën në shesh (FOTO)

Muaji qershor nisi me një super koncert, ku mbrëmë u ngjit në skenën e vendosur te sheshi “Skënderbej”, kantautori me origjinë shqiptare Ermal Meta.

Ai performoi për adhuruesit e tij të cilët e kishin mbushur sheshin, disa nga këngët më të bukura të repertorit të tij, duke nisur nga kënga fituese e “Sanremos”, “Non mi avete fatto nienete” e deri te “Vietato Morire”, “Piccola anima”, “Voodo Love”, “Dall’alba al tramonto” e shumë të tjera.

Gjithashtu në shesh për të ndjekur koncertin e Ermalit ishin edhe disa Vip-a shqiptarë. Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar gazetaren Mira Kazhani dhe Jonida Shehu, moderatoren Anjeza Maja.

Gjithashtu edhe violinisti i famshëm Olen Cesari, këngëtari Bojken Lako me partnerja, Semi Jaupaj ishin mbrëmë në shesh për të ndjekur nga afër Metën.

PANORAMA PLUS