AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 17:12

Mungojnë patentat, shkak vendimi i Isarajt për të bllokuar tenderin e kartonave

Mungojnë patentat, shkak vendimi i Isarajt për të bllokuar

Me dhjetra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e Tpz.al, për mungesë të Lejeve të Drejtimit, ose siç njihet ndryshe Patentat. Qytetarët të cilët u kanë skaduar leja e drejtimit, kanë aplikuar kundrejt pagesës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR), për tu pajisur me leje drejtimi të re.

Por, pasi kanë bërë aplikimin, ata janë njoftuar në mënyrë të paprecedentë për vonesa në prodhimin e kartonave të rinj të patentave. Edhe pse detyrimi ligjor është pajisja me leje drejtimi dy javë pas aplikimit, kjo nuk ka ndodhur.

Drejtori i ri i Shërbimit të Transportit, Arben Isaraj, i zgjedhur në në muajin shtator, ka futur në kaos total këtë institucion. Shkak për vonesat e lejeve të drejtimit, është mungesa e kartonave të lejeve të drejtimit. Drejtori Isaraj, nuk ka aprovuar deri tani asnjë tender për prodhimin e kartonave të rinj, që do të zhbllokonin edhe situatën e krijuar.

Tpz.al u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR) dhe sipas informacioneve të para, përflitet se Isaraj kërkon t'ia japë këtë tender një të njohuri të tij, por për shkak se kjo kompani nuk i plotëson kriteret, ka vendosur që të shtyjë për pak kohë këtë tender. Për, rrjedhojë e ka futur sistemin e prodhimit të lejeve të drejtimit, në kolaps total.

Burimet për Tpz.al, shtojnë gjithashtu, se Isaraj është në konflikt të vazhdueshëm edhe me eprorin e tij, Ministrin e Energjisë, Industrisë dhe Transportit, Damian Gjiknuri. Prej disa muajsh, ata kanë ndërprerë komunikimin mes njëri-tjetrit. Shkak i pakënaqësive është bërë drejtori Isaraj, i cili as nuk ka pranuar punësimet e kërkuara nga Ministri Gjiknuri, por gjithshtu as nuk ka marrë parasysh rekomandimet për tenderat që zhvillohen në këtë institucion.

Deri sa të zgjidhet konflikti Isaraj-Gjiknuri, janë drejtuesit e automjeteve të cilët duhet të sorollaten lart e poshtë për të marrë patentën e re./TPZ.AL/