AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 14:47

Berisha publikon videon: Cërriku në shtetrrethim, mbi 860 policë për të mbrojtur Ramën

Berisha publikon videon: Cërriku në shtetrrethim, mbi 860 policë
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, ndërsa thotë se Rama është pritur me protesta dhe revolta në Cërrik , ku zhvilloi turin e llogaridhënies publike.

Sipas Berishës, Cërriku është në shtetrrethim dhe mbi 860 police e gardistë kanë pushtuar qytetin për të mbrojtur Ramën.

Statusi i plotë i Sali Berishës:
Cërriku ne shtetrrethim, mbi 860 police dhe gardiste pishtojne qytetin per Ramen ne takimin e tij me narko rrogtaret e narko administrates dhe puthadoret e tij! Qytetaret e presin me parulla dhe revolte. Sb.