AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 19:03

VIDEO/ Panik në takimin e Ramës në Belsh, gardisti bie nga lartësia

VIDEO/ Panik në takimin e Ramës në Belsh, gardisti bie nga

Një incident ka ndodhur pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Belsh.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se një punonjës i gardës është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi rreth 2 metra në afërsi të podiumit.

Të pranishmit dëgjuan një zhurmë të fortë, teksa më pas kanë parë efektivin përtokë.

Ai është lënduar dhe për këtë është dërguar me urgjencë në spitalin e Belshit. Nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.