AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 16:07

Basha: Zgjedhje parlamentare të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale

Basha: Zgjedhje parlamentare të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale

Opozita kërkon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Deklaratat i bëri Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerë në Vaun e Dejës.

“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për tu komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri të drejtën e zgjedhjes së drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”,- tha Basha.