AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 23:38

Vokshi: Policia shoqëroi gazetarin. Këtij shteti po i vjen fundi, prandaj po shoqëron të rinj e të reja

Vokshi: Policia shoqëroi gazetarin. Këtij shteti po i vjen fundi,

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se policia ka ndaluar në protestë, ndër të tjera edhe gazetarin Xhoi Malësia.

Vokshi thekson se shoqërimi edhe i gazetarëve, të rinjve e të rejave tregon fundin e këtij regjimi.

Postimi i ish deputetes së PD-së Albana Vokshi:

Shteti policor i Edi Ramës po mban peng prej më shumë se 3 orësh gazetarin e Ora Neës Xhoi Malësia.

Gazetari po raportonte live në protestë, kur u ndalua me dhunë nga militantët e Edi Ramës në polici.

Arsyeja e vetme e arrestimit: pengimi për informimin e publikut për protestat e qytetarëve të lirë ndaj një pushteti të kalbur e në ikje, që të vret natën e të qan ditën.

Problemi i vërtetë nuk është një anëtar i kabinetit qeveritar. Problemi që duhet të zgjidhim bashkë me qytetarët është Edi Rama.

Në 7 vjet ai ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë. Boll më! Lironi gazetarin Xhoi Malësia! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!