AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 23:11

“Balla dhe Braçe, në garë për të zëvendësuar Lleshajn”, PD: Situata sot, shkak i dhunës së qeverisë në shtatë vite

“Balla dhe Braçe, në garë për të

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehjur se protestat sot në Tiranë janë shkak i ” arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet.”

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshajn, por shton ai, “gara se kush do të përhapë i pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën.”

Bardhi thekson se përpjekjet e PS, për t’ia hedhur fajin Partisë Demokratike për ato që ai quan 7 vite dështimi”, është provë tepër se “Rama nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët.”

Postimi

“Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj, por gara se kush do të përhapë i pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën. Ajo që po shohim tani në Tiranë është për shkak të arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet.

Përpjekjet patetike të Partisë Socialiste për të fajësuar PD-në për 7 vitet e tyre të dështimit është vetëm një provë më shumë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët.”