TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, nuk e ka shuar protestën e qytetarëve.
Mbrëmjen e sotme ka patur akte të mosbindjes civile nga një numër qytetarësh në zona të ndryshme të Tiranës. Ata kërkojnë drejtësi për Klodianin dhe dorëheqjen e kryeministrit.
Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe dhunë jo proporcionale ndaj një pjese prej tyre.
Pamjet nga vendngjarja dëshmojnë dhunë brutale, ku kanë mbetur të lënduar disa protestues. Gjithashtu është dhunuar dhe arrestuar një gazetari i Ora News. Xhoi Malësia.
Më poshtë fotot nga mbrëmja e dytë e protestave të qytetarëve.
FOTO:
