AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 23:18

“Njëri prej policëve me dëmtime më serioze”/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e të plagosurve gjatë protestës së sotme

“Njëri prej policëve me dëmtime më serioze”/

Ndryshe nga protesta e djeshme, numri i të plagosurve në protestën e sotme është më i ulët.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pesë punonjës policie dhe dy protestues kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, aktualisht po marrin shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet.

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.

Urgjenca mjekësore dhe spitalet vijojnë në gatishmëri.