AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 21:23

Basir Çollaku: Efektivi që vrau Klodian Rashën, i afërm i një ish ministri të Ramës

Basir Çollaku: Efektivi që vrau Klodian Rashën, i afërm i

Baris Çollaku ka deklaruar në "Çim Peka Live", se efektivi që vrau Klodian Rashën, është një i afërm, me një ish ministër të brendshëm të qeverisë Rama.

Çollaku nuk dha informacione të mëtejshme se për kë bëhet fjalë, por tha se polici është me origjinë nga Tepelena.

"Të dhënat e deritanishme, ka të bëjë me një nga ministrat e brendshëm të mëparshëm, është i afërm. Kjo ka shërbyer edhe si presion i shtuar ndaj çështjes. Është nga Tepelena polici", tha Çollaku.

Mbrëmjen e sotme ka patur sërish protesta të dhunshme dhe dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk e ka shuar zemërimin e protestuesve.

Nga ana tjetër, policia është përgjigjur në disa raste me akte dhune jo proporcionale, siç ishte rasti i një të riu që u godit dhe masakrua, kur nuk përbënte asnjë rrezik për policët me skafandra.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/12/10/e-lane-ne-gjak-efektivet-e-fnsh-se-nuk-leshojne-nga-dora-te-riun-qe-dhunuan/