AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 23:24

‘Nuk e shes profesionin për të fituar...’/ Plas keq debati mes Bollinos dhe Bushatit

‘Nuk e shes profesionin për të fituar...’/ Plas keq debati

Ka nisur me një debat të ashpër pjesa e dytë e "Open" në Top Channel, ku Bushati dhe Bolino debatuan me njëri-tjetrin për raportimin e ngjarjes. Debati mes tyre ka nisur gjatë publicitetit dhe vazhdoi edhe në studio.

Pjesë nga debati:

Bolino: Ti nuk e di çfarë është gazetaria, ke lindur analist.

Bushati: Nuk e shes profesionin si ti për të fituar.

Bolino: Unë nuk e vendos inteligjencën në sirtar dhe nxjerr një flamur partie. Ti merr deklaratat e Berishës kundër meje.

Bushati: Të bësh alibi me vrasësin. Nuk kam marrë toka si ti.

Bolino: Të uroj suksese me portalin tënd. Shpifje.