AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 21:10

Dhunohet dhe arrestohet nga policia gazetari i Ora News

Dhunohet dhe arrestohet nga policia gazetari i Ora News

Dhuna e policisë nuk ka kursyer as gazetarët këtë mbrëmje.

Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia ka qenë duke transmetuar pamje live nga zona e "21 dhjetorit", kur policia ka ushtruar dhunë mbi të.

Edhe pse ai dëgjohet t’u thotë që është gazetar dhe ka treguar badge-in, policia nuk është ndaluar.

Më herët Xhoi Malësia po raportonte se policë civilë kishin filluar arrestimet.

Mësohet se gazetari është dërguar në komisariatin nr. 2 në kryeqytet.