AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 19:05

Vodhi marketin me pistoletë lodër, kapet mat i riu në Durrës

Vodhi marketin me pistoletë lodër, kapet mat i riu në Durrës

Policia ka arrestuar një 27 vjeçar në qytetin e Durrësit, si autor i vjedhjes së një marketi me një pistoletë lodër. Siç raporton policia shtetasi Keni Braçe 27 vjeç, i cili ka rënë në pranga, ka vjedhur me një pistoletë lodër çakmak dhe me maskë kirurgjie sasi të konsiderueshme parash në një market.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Durrësit kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër. Sekuestrohet pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës.

Braçe, në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

-pistoleta tip çakmak;

-maskë kirurgjie;

-doreza;

-sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.