TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tibo Kurtua ka qenë një nga ‘telenovelat’ e verës në merkato, pasi belgu këmbëngulte për një transferim te Real Madrid, ndërkohë që haste pengesë nga Çelsi.
Në fund ai u bë pjesë e ‘galaktikëve’ me këta të fundit që paguan 35 mln stërlina. Pas disa ndeshjeve në stol këtë fundjavë erdhi edhe debutimi i Kurtua, në ndeshjen e fituar 4-1 kundër Leganes.
I pyetur pas 90 minutave se kush janë diferencat mes Real Madrid dhe Çelsit portieri belg është përgjigjur: “Që në stërvitje e shikon që niveli është i lartë. Padiskutim më i mirë se te Çelsi.
Santiago Bernabeu është dy herë më i madh se Stamford Bridge, natyrisht është një ndjenjë e ndryshme. Nëse sheh para në Bernabeu ti vë re shkallët e stadiumit të mbushur në njerëz, ndërsa në Stamford Bridge ti sheh qiellin ose hotelin para tribunës.”