AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 17:43

Lulzim Basha ngre alarmin nga Shkodra: Vendi në duart e krimit

Lulzim Basha ngre alarmin nga Shkodra: Vendi në duart e krimit

Opozita parlamentare, e kryesuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bojkotoi seancën zyrtare të Parlamentit dhe u mblodh në Shkodër, në qytetin, ku sipas saj,  po qeveris krimi, ku në vetëm tre muaj kanë ndodhur gjashtë vrasje.

“Shprehim mbështetjen tonë totale për Shkodrën, e cila ka rënë në duart e krimit. Të vëmë instrumentat e një shteti për të shtypur bandat që kanë marrë peng Shkodrën, Durrësin, Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë. Kemi një kryeministër të lidhur me krimin. Kemi një Prokurori të lidhur me krimin.

Kryeministri është vetëm në letër. Ministri është vetëm në letër. Policia e Shkodrës në gjumë. Fatmir Xhafa nuk është asnjë sekondë Ministër i Brendshëm, por vëllai Agron Geron Xhafës. Kriminelët e konsiderojnë si një njeri të tyre. I bëj thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës të japë dorëheqjen.

Si mund të bëjmë reforma me Jurgis Çyrbjen, anëtarin e vetshpallur të bandës së Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës. Vendi ynë nuk duhet të jetë një fole krimi, siç është sot Parlamenti”, tha kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

/TPZ.AL/