AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 18:26

Mungoi në ceremoninë e UEFA-s, Del Piero kritikon Kristiano Ronaldon

Mungoi në ceremoninë e UEFA-s, Del Piero kritikon Kristiano Ronaldon

Aleksandro Del Piero, legjenda e Juventusit, ka kritikuar Kristiano Ronaldon për vendimin e këtij të fundit për të mos marrë pjesë në ceremoninë e UEFA-s ku portugezi ishte i nominuar si futbollisti i vitit.

33-vjeçari i transferuar në verë nga Real Madrid te Juventusi u shpall sulmuesi më i mirë i sezonit, por për futbollistin më të mirë u mposht nga Modric, shoku i skuadrës te “galaktikët”.

Mediat spanjolle raportuan më vonë se portugezi kishte zgjedhur të mungonte pasi e dinte që nuk do shpallej fitues. Një veprim që është cilësuar i gabuar nga Del Piero:

“Dhënia e çmimit për Luca Modric ishte gjëja e duhur,”-shprehet fillimisht 43-vjeçari në intervistën për “Sky Sport”.

“Nëse do kishte shkuar nuk do kishte kontradikta. Atëherë nëqoftëse ka do të thotë se diçka ka çaluar diku. Unë nuk e di çfarë ka ndodhur. E di që është diçka e hidhur nëse nuk e fiton çmimin, por mos të shkosh fare është krejtësisht diçka tjetër,”-deklaron Del Piero për këtë çështje.