AKTUALITET, 17 Janar 2020, 15:14

Vllaznia firmos me sulmuesin hungarez Simeon Hristov

Vllaznia firmos me sulmuesin hungarez Simeon Hristov

Vllaznia ka vendosur të ndërhyjë në merkato për sulmin. Prej disa ditësh shkodranët kanë pasur në organikën e tyre Simeon Hristov. Pas stërvitjeve dhe miqësoreve të zhvilluara gjatë fazës përgatitore të rifillimit të sezonit, Vllaznia është bindur nga performanca e sulmuesit dhe ka vendosur të nënshkruajë një kontratë me të.

Siç njofton klubi shkodran, 27-vjeçari do të firmosë kontratë njëvjeçare dhe do të jetë në dispozicion të Mirsad Jonuz. Katër vitet e fundit hungarezi i ka kaluar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me ekipe të ndryshme. Më parë ai është aktivizuar edhe me ekipin e Vardarit.

Sezonin e fundit ishte pjesë e klubit të Borec, ku në 14 ndeshje ka shënuar 3 gola. Mbetet për t’u parë nëse do arrijë të bëjë diferencën në Shkodër, pasi statistikat nuk i japin shumë shpresa sulmuesit. Hristov në shtatë vitet e fundit ka shënuar vetëm nëntë gola.